Home | Art - Kulture | Cirku arrin ne stacionin e 50-te me dy premiera te reja

Cirku arrin ne stacionin e 50-te me dy premiera te reja

Font size: Decrease font Enlarge font

Cirku shqiptar mberriti ne stacionin e tij te 50-te. Per artistet dhe spektatorin e kudondodhur kjo eshte ora  e nje fati te madh. Artistet e arenes, akrobatet, ekuilibristet, xhongleret dhe artistet e ajrit e priten kete ngjarje artistike me shfaqjen me te re te Cirkut te Metropolit, te titulluar  “Te kapercesh ylberin”.

Nje shfaqje e cila qe ne javen e pare solli nje rekord shikuesish dhe po tregon njeheresh  ndryshimin dhe zhvillimet me te reja, te ndodhura keto vitet e fundit ne kete arene. Te pergjegjshem per arritjet e tyre sa teknike, aq edhe artistike, te mbeshtetur ne cdo etape nga nderhyrjet e domosdoshme ne teknike dhe performance, artistet e ketij cirku arriten te realizonin nje enderr qe duket se pergjate ketyre viteve jo te lehte te historise se cirkut, nuk eshte shuar asnjehere.

“Jemi krenare qe ne kete premiere te 50-vjetorit kemi prezent legjenden e gjalle te Cirkut Shqiptar, Telat Agollin dhe njeheresh edhe shpresen qe na falin talentet e reja si akrobatet e Studios se Cirkut, qe tregojne vazhdimesine, pasionin, endrren, qe nuk u ka munguar asnjehere artisteve te ketij arti. Ajo qe vlen te permendet ne kete premiere eshte gershetimi i refleksioneve personale, eksperiences artistike te mjeshtrave te arenes me elementet dramaturgjike, me skenografine, krijimet muzikore dhe ndriçimin, qe shenon hapa ne rritje ne kete art te lartesise, rrezikut dhe sfidave te reja. Ne nje strategji te re te afrimit me publikun, ne nje konceptim dhe riorganizim te te gjithe numrave artistike, kjo premiere do te ndiqet nga  shfaqja“Qielli pikon yje”.

Ne nje elegance dhe performance interesante do te shfaqet numri artistik “Rrathet” interpretuar nga Stela Blloshmi, Manushaqe Mullai dhe Daniela Daci. Tre vajza qe prekin lartesite duke krijuar figura akrobatike, qe jo rralle na afrojne me deshiren per te prekur te pamunduren. Dhe, keto akrobate, tregojne se munden t’u pergjigjen sfidave te reja, qe kerkon sot cirku kontemporan.

Premiera e re do te realizohet ne nje regji te pergjithshme nga Kiço Londo, ku elementi dramaturgjik do te misherohet ne nje femije, qe do te simbolizoje fillesen, vazhdimesine dhe shpresen e Cirkut Shqiptar, nderthurrur me elementet artistike.  

Stacioni i 50-te i Cirkut Shqiptar eshte nje ngjarje e rendesishme per Cirkun e Metropolit, eshte koha kur ne kete arene po gershetohen bukur eksperienca e mjeshtrave te tradites dhe freskia e eleganca e artisteve te se sotmes, koha kur prekja me artin bashkekohor nuk eshte me nje mision i pamundur per sfidantet e lartesive.

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00