Home | Art - Kulture | Sot nata e pare e festivalit te 48-te

Sot nata e pare e festivalit te 48-te

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Nis sot ne mbremje ne Pallatin e Kongreseve nata e pare e Festivalit  te 48- te Kenges ne RTSH. Kater mbremje te medha ne datat 24, 25, 26 dhe 27 Dhjetor.

Nata e te rinjve, nata e VIP-ave, nata e dueteve dhe nata e cmimeve te medha.  Drejtperdrejt nga Pallati i Kongreseve ne shtepite tuaja. Nje cmim ekskluziv per te rinjte qe i con ne naten e VIP-ave. Prezantues te ketij aktiviteti te rendesishem te kenges se lehte shqiptare do te jene Alban Skenderaj dhe Miriam Cani, per here te pare te dy bashke ne nje spektakel muzikor.

Organizatoret mendojne se sivjet konkurrohet me listen me te mire te 10 viteve te fundit, ku nuk mungojne kengetaret e mirenjohur si Ledina Celo, Era Rusi e te tjere emra te njohur te muzikes shqiptare. Po ashtu kete vite nuk do te mungojne edhe kompozitore si Endri Sina, Ardit Gjebrea, Pirro Cako, Alfred Kacinari, Edmond Zhulali. Aq sa do te jete spektakel, po aq do te jete edhe nje seance pune ku muzikantet edhe do te intrigohen nga njeri-tjetri. Kenget jane realizuar nga autoret e teksteve si Agim Doci, Jorgo Papingji, Pirro Cako, Pandi Laco, por edhe te rinj si Florian Zyka, Olsa Maze gjithashtu dhe ndonje kantautor qe ka sjelle krijimin e tij. 

Regjisor i spektaklit eshte eshte Osman Mula, skenari  nga Pandi Laco, udheheqes artistik Selim Ishmaku, redaktor pergjegjes Francesk Radi, drejtor fotografie Franco Ferrari, skenograf Karlo Cane dhe koreograf Julian Bulku. Por cila kenge do te perfaqesoje Shqiperine ne Festivalin Evropian? Nje enigme plot emocione qe nis te zbulohet ne atmosferen e festave, qe nga vigjilja e Krishtlindjeve deri ne prag-nderrimin e viteve.

 

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00